E ashtuquajtura ministria e mbrojtjes e Artsakh (Nagorno-Karabakh), ka pranuar se gjatë luftimeve të fundit ka humbur 40 ushtarë të tjerë. Luftimet e ashpra po ndodhin në vijën e frontit kundër Azerbejxhanit, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media armene news.am.
Çdo ditë kjo media publikon emrat e të vrarë, që i shpall edhe menjëherë si dëshmor.
Në anën tjetër Rusia ka bërë me dije se në bazë të marrëveshjes me Armeninë, ajo do e mbrojë atë nga çdo agresion i huaj, megjithatë jo edhe provincën e kontestuar Karabakun, e cila edhe nga OKB njihet si pjesë e Azerbejxhanit./Foldrejt.com