Në 24 orëve fundit kanë humbur jetën edhe 43 ushtarë armenë shkruan media e këtij vendi neës.am, kurse në anën tjetër mediat azerbejxhanase theksojnë se në anën e tyre janë vrarë dy civilë në Tartar. Vlen të theksohet se Azerbejxhani nuk jep shifra të ushtarëve të vrarë, por përkundër kësaj, vërehet një ekspansion i saj në tokat e Karabakhut.
Presidenti i Azerbejxhanit, Ilham Alijev, poashtu dha lajmin se gjatë 24 orëve të fundit janë “çliruar edhe 24 fshatra në qarqet e Fuzuli, Jabrayil, Khjavand dhe Zangilan”, informon foldrejt.com.
Emrat e fshatrave të marra nga forcat azerbejxhanase janë: Dordchinar, Kurdler, Yukhari Abdurrahmanli, Garghabazar, Ashagi Veysalli, Yukhari Aybasanli (in Fuzuli), Sarafsha, Hasangaydi, Imambaghi, Dash Veysalli, Aghtapa, Yarahmadli (in Jabrayil), Aghjakand, Mulkudara, Dashbashi, Gunashli, Vang (in Khojavand), Havali, Zarnali, Mammadbayli, Hakari, Sharifan, Mughanli (Zangilan).
Përkundër dy marrëveshjeve për armëpushim javës së kaluar, asnjëra nuk është respektuar duke akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të saj./Foldrejt.com