Vijojnë luftime të ashpra mes separatistëve armenë dhe Azerbejxhanit në Karabak, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit, duke u bazuar te media armene news.am, janë vrarë 62 ushtarë të saj.
“Ushtarët tanë ranë heroikisht duke luftuar agresionin e Azerbejxhanit,” përcjell foldrejt.com.
Në anën tjetër Azerbejxhani ka theksuar se 63 civilë të saj janë vrarë nga sulmet armene. Sulme që janë kritikuar nga Këshilli Turk, Pakistani, si dhe Turqia.
Sot media azere, Azernews.az, tha se Armenia ka krijuar një çetë kamikazësh me të burgosurit përjetë./Foldrejt.com