Lufta e shkaktuar nga Rusia drejt Ukrainës nuk po kursen askënd, ku së fundmi dy futbollistë janë vrarë si pasojë e përplasjes ushtarake të dy shteteve.
Sergij Shestak, 33 vjeç dhe Bohdan Semençuk, 28 vjeç, janë dy viktimat e fundit nga bota e sportit si pasojë e kësaj lufte.
Shestak ishte sulmues që luante me skuadrën e ligës amatore, Çerkasi Kosaks, i cili u vra në betejën e Volnovakha, në lindje të Ukrainës.
Shemençuk luante gjithashtu në ligën amatore, për skuadrën e Sluç Berezne. Ai u vra në një betejë afër Kievit.
Gjithashtu dhe dy futbollistë të tjerë janë raportuar të humbur. Rodion Plaska, 20 vjeç, i cili nuk është parë që nga 5 marsi dhe Juri Tsapij, i cili së bashku me familjen e tij, janë të humbur që nga 27 shkurti./FolDrejt/