Një adoleshente dhe dy motrat e saj më të vogla janë vrarë pas një incidenti të dhunshëm në një shtëpi në Dublin.
Oficerët e policisë u thirrën në një pronë në zonën Tallaght të qytetit rreth orës 12:30 të së dielës.
Dy fëmijë dhe një adoleshente u dërguan me ambulancë në Children’s Health Ireland (CHI) në Crumlin, por të trija u shpallën të vdekur më vonë, shkruan Indepedent.
Nga vendi i ngjarjes në spitalin e Tallaght u dërgua edhe një djalë me plagë të rënda, por që raportohet se është jashtë rrezikut për jetë.
Një burrë rreth të 20-ave u arrestua më pas në vendngjarje nga Njësia Mbështetëse e Armatosur e Gardës.