Persona të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që festonin ditëlindjen në një fshat në Afrikën e Jugut, duke vrarë tetë dhe duke plagosur tre të tjerë, thotë policia, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
“Pronari i shtëpisë ishte duke festuar ditëlindjen e tij kur dy persona të armatosur të panjohur hynë në oborr” të dielën në mbrëmje në qytetin port jugor të Gqeberha, ish-Port Elizabeth, “dhe filluan të qëllonin mbi të ftuarit”, tha policia në një deklaratë të hënën.
Incidenti ndodhi midis orës 17:15 dhe 17:30 me orën lokale (15:15-15:30 GMT) në një shtëpi në Kwazakele. Dy person ishin të përfshirë në sulm, thanë autoritetet.
Sulmuesit e panjohur “qëlluan rastësisht mbi mysafirët”, tha policia, duke shtuar se “tetë persona vdiqën ndërsa tre të tjerë ende po luftojnë për jetën në spital. Ndër të vdekurit është edhe pronari i shtëpisë.”
Një hetim ka nisur lidhur me sulmin dhe policia tha se janë në kërkim të autorëve të krimit.
Të shtënat janë të zakonshme në Afrikën e Jugut, e cila ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, e nxitur nga dhuna e bandave dhe alkooli.
Afrika e Jugut vitin e kaluar pa një varg të sulmesh që vranë dhjetëra njerëz në bare të veçanta në periferi të klasës punëtore në Johannesburg dhe në qytetin lindor të Pietermaritzburg. /FolDrejt/