Një ushtar rus gjatë ditës së premte ka shkrepur armën në një bazë ushtarake në Siberi ku ka vrarë tetë kolegë të tij dhe ka plagosur dy të tjerë. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një sulm për shkaqe “nervoze”, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar në median ruse RT.
“Ushtaraku që hapi zjarr është zbuluar dhe kapur,” thanë nga ministria e brendshme ruse. Mes dy të vrarëve bëhet fjalë për oficerë.
Chita është një bazë ushtarake ruse në Siberi, ku incidente të tilla ndodhin shpesh./Foldrejt.com