Në kufirin kontestues mes Indisë dhe Pakistanit, të enjten janë varë tre ushtarë pakistanezë dhe pesë indianë, bëjnë me dije mediat perëndimore, përcjell foldrejt.com.
Kanë qenë forcat indiane që së pari kanë qëlluar mbi ushtarët pakistanezë në kufirin e Kashmirit, ku më pas janë kundërpërgjigjur forcat kundërshtare duke vrarë pesë indianë dhe shkatërruan disa bunkerë të zonës.
Akoma po qëllohet me armë zjarri.
Kashmiri është një rajon kontestues mes Indisë, Pakistanit dhe Kinës. Shumica e popullatës në këtë rajon është muslimane./Foldrejt.com