Forcat izraelite vranë 3 palestinezë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se tre palestinezë humbën jetën në Nablus si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë.
Në deklaratë thuhet se ende nuk është konfirmuar identiteti i atyre që kanë humbur jetën. Ushtria izraelite në një deklaratë me shkrim pretendon se tre personat në fjalë kanë hapur zjarr ndaj forcave izraelite në rajon nga një automjet.
Më tej theksohet se sulmuesit u vranë dhe u sekuestruan armët dhe pajisjet ushtarake si rezultat i kundërpërgjigjes së ushtarëve izraelitë.
Nuk u raportua asnjë vdekje apo plagosje mes ushtarëve izraelitë.