Një gazetar ukrainas, i cili punonte si bashkëpunëtor lokal i gazetës Italiane, Republica, u vra nga një snajper në jug të Ukrainës, ndërsa kolegu i tij italian u plagos, shkruan sot e përditshmja.
“Korrespondenti ynë Korado Zunino dhe kolegu i tij Bogdan Bitik u zunë në pritë nga forcat ruse në periferi të Khersonit, në jug të Ukrainës”, tha gazeta.
“Fatkeqësisht, Bogdan Bitik nuk mbijetoi dhe Korado, i plagosur në shpatull, u shtrua në spitalin e Khersonit”, shton Republica.