Një ministër në qeverinë e Ugandës u vra nga truproja i tij herët në mëngjes, me sa thuhet për shkak të mosmarrëveshjeve private, raportojnë mediat lokale.
Viktima, Charles Engola, një kolonel i pensionuar i ushtrisë, ishte ministër në qeverinë e Presidentit Yoweri Museveni. Sulmuesi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, qëlloi ministrin dhe më pas veten, njoftoi televizioni shtetëror UBC, transmeton Fol Drejt.