Episodi u shpalos pasi kontrolli i Byrosë Federale të Hetimit në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, shkaktoi zemërim në qarqet e ekstremit të djathtë në të gjithë vendin.
Një person i armatosur që tentoi të depërtonte në zyrat e policisë federale në Cincinnati, në shtetin e Ohajos (SHBA veriore ), u vra nga forcat e rendit pas një ndjekjeje që zgjati disa orë, shkruan protothema, transmeton Fol Drejt.
Episodi u shpalos pasi kontrolli i Byrosë Federale të Hetimit në shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Florida, shkaktoi zemërim në qarqet e ekstremit të djathtë në të gjithë vendin.
“U ngrit një alarm dhe agjentë të armatosur të FBI-së mbërritën dhe i dyshuari u largua,” tha policia federale.
Një zëdhënës i policisë sqaroi se forcat ligjzbatuese janë vënë në ndjekje të tij.
Burri, 42 vjeç, drejtoi pushkën drejt oficerëve të policisë, të cilët hapën zjarr.
Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.
“Dhuna ndaj forcave të rendit nuk është zgjidhja, cilido qoftë problemi juaj”, shtoi ai./FolDrejt/