Një person është vrarë me armë zjarri sot në mëngjes në fshatin Banjë të Malishevës.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, përcjell Fol drejt.
I dyshuari pas vrasjes është dorëzuar në stacion policor të qytetit.
Sipas të dhënave të policisë rasti ka ndodhur rreth orës 07:15.
Ende nuk dihet për motivet e vrasjes./FolDrejt/