Mbrëmë në Suharekë është raportuar për një person të vrarë, rast të cilin policia e ka cilësuar si vrasje nga pakujdesia, raporton Fol Drejt.
“Suharekë 29.06.2023-21:54. Lidhur me rastin e lartcekur është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar mashkull kosovar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në procedurë hetimore.”, shkruan në raportin zyrtar të policisë. /FolDrejt/