Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:20, policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal, ku pas pak kohësh mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se janë arrestuar tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në rast.