Një 25 vjeçar nga Delvina mësohet të jetë vrarë me thikë nga një afrikan në Gjermani, informon foldrejt.com.
Vrasja ka ndodhur para pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afrikan me thikë.
I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushëriri i Myftarait mësohet se është qëlluar 6 herë me thikë ndërsa i riu vetëm një herë, shkruan gazeta Shqip.
Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut. Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.