Një shtetas britanik është vrarë në Ukrainë dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe
Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme tha se po mbështeste familjet e të dy njerëzve, transmeton BBC.
Duke iu referuar shtetasit të zhdukur, zëdhënësi tha se “po kërkonte urgjentisht informacione të mëtejshme”.
Detajet se çfarë po bënin dy shtetasit britanikë në Ukrainë dhe se si dhe kur vdiq personi nuk janë dhënë.