Nga sulmet e bëra në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv është raportuar për shumë viktima.
Në mesin e këtyre viktimave ishte edhe një student indian, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
“Sekretari i Jashtëm po u bën thirrje ambasadorëve të Rusisë dhe Ukrainës që të përsërisin kërkesën tonë për kalim urgjent të sigurt për shtetasit indianë që janë ende në Kharkiv dhe qytete në zona të tjera konflikti”, shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë Arindam Bagchi./FolDrejt/