Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se njoftimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se do të heqë barrikadat në veri të Kosovës me çdo kusht është “kërcënim i përgjithshëm për serbët, mbi të gjitha ata që jetojnë në Kosovë dhe Metohi, dhe kërcënim për Serbisë”, shkruan N1, transmeton Fol Drejt.
Vuçeviq i tha RTS se deri më tani “nuk ka pasur kontakte fizike dhe asnjë sulm ndaj komunitetit serb”.
Ai ka shtuar se serbët nga veriu i Kosovës kanë 12 ditë që luftojnë për të drejtat e tyre duke bllokuar rrugët.
“Serbët po luftojnë për të drejtat dhe liritë e tyre të njeriut në mënyrë demokratike,” tha Vuçeviç.
Ai tha gjithashtu se Serbia do të bëjë “çka është në fuqinë tonë” për të kapërcyer krizën./FolDrejt/