Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq u takua sot me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ku bashkëbiseduesit theksuan qëndrimin e përbashkët për domosdoshmërinë e formimit të Unionit të Komunave Serbe, si parakusht për vazhdimin e mëtejmë të procesit të negociatave ndërmjet Kosovës dhe dhe Serbisë, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Vuçeviq e njoftoi bashkëbiseduesin për aktivitetet e radhës të zyrtarëve serbë, të cilat do të jenë të orientuara drejt përmirësimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe që do të realizohen në Serbi dhe SHBA.
Në takim u theksua vizita e ardhshme e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviç në Gardën Kombëtare të Ohajos në Columbus dhe në Komandën e Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-së në Uashington, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.