Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq i bëri thirrje sot KFOR-it që të parandalojë dhunën dhe terrorin ndaj serbëve në Kosovë dhe t’i përgjigjet urgjentisht kërcënimeve të rrezikshme të institucioneve të kryeministrit të Prishtinës, Albin Kurti, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Ai ka theksuar se Kurti “nuk i respekton as të drejtat e njeriut dhe as vlerat e vendosura evropiane”.
“Serbia nuk guxon dhe nuk do të lejojë një “Stuhi” apo një pogrom të ri nga marsi i vitit 2004, sepse Serbia është pjesë e botës së qytetëruar, faktor paqeje dhe stabiliteti”, ka thënë Vuçeviq në një deklaratë me shkrim./FolDrejt/