Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se është i shqetësuar që Perëndimi e sheh Asociacionin e Komunave Serbe si një organizatë joqeveritare, afërsisht si një brigadë vullnetare zjarrfikëse, raporton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Këtë ai e tha për Euronews Serbia, duke iu përgjigjur pyetjeve rreth insistimit të shtuar të Perëndimit që të formohet Asociacioni, që është një nga kërkesat kryesore të Beogradit.
“Kjo më shqetëson kur dëgjoj se Fondacioni Friedrich Ebert po shkruan statutin e Asociacionit. Një organizatë joqeveritare gjermane po e shkruan statutin e Asociacionit dhe jo serbët nga Kosova”, tha Vuçeviq./FolDrejt/