Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, në një intervistë për median serbe “Vecernje Novosti”, ka bërë me dije se Serbia nuk do luftë e as të kthehet në vitin 1999, mirëpo këto kërkesa për dialog nuk duhet të nënkuptohen se serbët janë të dobët dhe të papërgatitur.
“Ne nuk duam luftëra, nuk duam që asnjë nga fëmijët apo oficerët tanë të vuajë. Ne nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për bisedime e për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”, ka thënë ministri serb.
“Ne nuk duam të kthehemi në vitin 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke i kërcitur armët, as duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po dërgojmë një mesazh, për të gjithë se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër duhet të fitojë gjithçka, kjo nuk është një kompromis, atëherë është çështje e humbjes dhe poshtërimit të njërës palë dhe qëndrimit të hapur pranë tjetrës”.
“Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ka forca të KFOR-it, në thelb të NATO-s, në Kosovë dhe Metohi, nuk po flasim vetëm për njësitë speciale të policisë dhe forcat e sigurisë së Kosovës, të cilat tani de facto po i shndërrojnë në ushtri, në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe marrëveshjes së Kumanovës, të Brukselit dhe të Ëashingtonit, por kujt i intereson, ata kanë agjendën e tyre dhe pavarësisht gjithçkaje që është rënë dakord, ata po e shtyjnë rrëfimin e tyre”, ka shtuar tutje./FolDrejt/