Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se armët që Kosova ka marrë nga Turqia nuk duhet të nënvlerësohen, sepse ato mund të kërcënojnë Forcat e Armatosura të Serbisë, por siç pretendon ai nuk mund të krahasohen me potencialin ushtarak të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Ai u shpreh për TV Prva se me dorëzimin e pesë avionëve TB2 për shqiptarët e Kosovës, Turqia në mënyrë më flagrante ka shkelur Rezolutën 1244 dhe marrëveshjen ushtarako-teknike nga Kumanova nga viti 1999.
Ministri serb shtoi se i vetmi formacion i armatosur që në përputhje me ato akte dhe me rezolutën 1244 dhe me marrëveshjen ushtarako-teknike për Kosovën, mund të jetë vetëm ushtria e KFOR-it, pra pakti i NATO-s, i cili në këtë mënyrë anashkalohet dhe paraqet rrezik shtesë të sigurisë për Serbinë.