Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha sot pas Forumit Schuman të BE-së në Bruksel se pas bisedimeve në Ohër u krijua përshtypja se Serbia ishte një partner më konstruktiv në Ohër.
“Mund të them se pas bisedimeve në Ohër ka pikëpamje pozitive dhe se pozita e Serbisë është disi më e mirë. Me njerëzit me të cilët fola këtu, përshtypja është se Serbia ishte një partner më konstruktiv në Ohër. “Asgjë nuk është finalizuar apo nënshkruar, por normalizimi i marrëdhënieve serbo-shqiptare është duke u zhvilluar”, tha ministri.
Vuçeviq pati takime me David McAllister, i cili është kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, më pas me ministrat e mbrojtjes të Bullgarisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Malit të Zi dhe me komisionerin Varheji./FolDrejt/