Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha se policia e Prishtinës ka hyrë mbrëmë në Leposaviq dhe me ndihmën e KFOR-it ka zëvendësuar policët në stacionin e Leposaviqit, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Vuçeviq ka deklaruar se sot në mëngjes ka marrë informacion se një pjesë e policisë speciale është transferuar nga baza e Uroshevcit në Mitrovicë dhe se bëhet fjalë për një grup prej 35 policësh.
“Në Lesoviq ka ndodhur një ndërrim i pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ekipi që më parë ishte nën kontrollin e Prishtinës është zëvendësuar me njerëz të rinj. Ka pasur një ndryshim të njerëzve dhe ata kanë ardhur me mbështetjen e transportuesve të KFOR-it. Kjo konfirmohet edhe nga KFOR-i “Nuk është fakt i këndshëm për ne, por duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha ministri për TV Prva./FolDrejt/