Situata në Kosovë sot në mëngjes është e qetë, më mirë të themi në dukje e qetë, sepse mund të shpërthejë në çdo moment, pasi tensioni është maksimal, sidomos te serbët që kërcënohen nga “aktet e fundit terroriste të regjimit të Albin Kurtit”, tha ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.
Ai ka theksuar se pret një veprim më vendimtar nga KFOR-i në mbrojtjen e serbëve në Kosovë.
“Është e rëndësishme nëse serbët arrijnë të shprehin në mënyrë paqësore kundërshtimin e tyre ndaj asaj që po ndodh me ta, veçanërisht në katër komunat në veri, pa përshkallëzim të mëtejshëm. Kurti po punon për pastrimin etnik të Kosovës nga serbët dhe kjo është agjenda e tij kryesore. Është një formë presioni ndaj serbëve në Kosovë, të cilëve u thuhet se nuk mund të qëndrojnë në veri”, tha Vuçeviq në një paraqitje të ftuar në TV Prva./FolDrejt/