Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq tha sot se Serbia do të mbrojë sovranitetin dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, si dhe se është e përkushtuar ndaj dialogut, por që kërkon vullnetin e disa palëve.
Për TV Pink, Vuçeviq tha se Serbia do të bëjë më shumë për të ruajtur paqen dhe për të gjetur një marrëveshje politike për të shmangur përshkallëzimin, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
“Për këtë duhet vullneti i disa palëve. Moderatorët e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës shpesh janë në anën e Prishtinës. Situata është e tensionuar, shumë e tensionuar, ka një atmosferë nxitëse në Kosovë”, tha ai./FolDrejt/