Duket se krizat ndonjëherë u vinë për shtat liderëve që kanë tendencë autokratike dhe kështu ndodh edhe me presidentin serb Aleksandër Vucic. Ai së fundi ka arrestuar një gazetare, Ana Lalić, pasi kjo kishte raportuar për mungesë të veshmbathjeve për mjekët nga spitali i Novi Sad. Ajo u arrestua me pretekstin se çdo informacion rreth Covid19 në Serbi, duhet paraprakisht të autorizohet.
Serbia pavarësisht ndihmave të shumta nga Kina dhe BE, po përballet me një shtim të madh të infektuarve me Cvodi19. Përmes një mesazhi telefonik të dërguar nga qeveria qytetarëve serb u thuhet që të qëndrojnë në shtëpi, pasi së shpejti Serbia mund të ketë fatin e Italisë dhe Spanjës./Foldrejt.com