Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home OP/ED

Vuçiç kërkon municion

2 vjet më parë
in OP/ED
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kaloi pa vëmendje një deklaratë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e bërë sot, në të cilën ai përshkallëzoi kërcënimet e tij lidhur me gjendjen në Kosovë, ku u shpreh se javën e ardhshme mund të vendosë për ndalimin e eksportit të municionit dhe të armatimit nga Serbia. Argumenti për këtë ishte se “gjithçka duhet të jetë gati për rastin e një agresioni kundër Republikës së Serbisë”. Me pak fjalë, ai ndihet aq i kërcënuar, sa mendon të ndalojë eksportet e municionit dhe të armatimit për të krijuar sasitë e nevojshme për planet e tij. Pra, ai duhet të mbushë depot dhe të bëhet gati për luftë. Dihet mirë se Serbia ka industrinë ushtarake më të madhe në Ballkan dhe është një ndër eksportuesit e rëndësishëm të armatimit dhe municionit në nivel botëror, duke zënë vendin e 25-të në listën e vendeve eksportuese. Dhe ndalimi i eksportit do të thoshte një sakrificë e mirëfilltë për ekonominë e këtij vendi.

Nga Sander Lleshaj

Po përse iu dashka kjo sakrificë Serbisë?

Lexoni edhe..

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

Porosit Web Porosit Web

Mesazhet e sotme të Vuçiç duket se synojnë disa objektiva.

Së pari, përmes krijimit artificial të një psikoze kërcënimi terrorist dhe lufte, që ai e pret nga Kosova, ai tenton t’u flasë qytetarëve të Serbisë, të cilët duket se nuk janë më në mbështetje të politikave të tij autoritare dhe populiste.

Së dyti, me krijimin e një kërcënimi imagjinar nga Kosova, ai kërkon të gjejë veshë të hapur në Perëndim, duke synuar që të vijojë përpjekjen, jo krejt të pasuksesshme deri tani, për ta paraqitur Kosovën si pjesë të rëndësishme të problemeve, që Serbia ka krijuar prej më se dy dekadash në veri të saj.

Së treti, përmes kërcënimit të armatosjes dhe të „mbushjes së armëve”, (pasi vetëm për këtë mund të ndalet eksporti i municionit), ai kërkon të shantazhojë të gjithë ata që janë të predispozuar për të rënë prè e shantazhit, në Europë e në rajon.

Mbetet për të parë se cili do të jetë vendimi i tij i paralajmëruar për javën e ardhshme. Nëse ndalimi i eksportit të municioneve dhe armatimit do të ndodhë vërtet, atëherë Kosova, vendet e rajonit, NATO dhe Perëndimi në përgjithësi do të duhet të rilexojnë me shpejtësi, të kuptojnë domethënien e aktit dhe të marrin masat e nevojshme.

Retorika e Vuçiq për “rrezikun e terrorizmit” nga Kosova, për “kërcënimin e serbëve të Kosovës” dhe për “rrezikun e agresionit ndaj Republikës së Serbisë” duket sikur janë shkëputur fjalë për fjalë nga tekstet e propagandës serbe të viteve ‘80-të e ‘90-të të shekullit të kaluar, kur kjo propagandë parapërgatiti agresionin dhe genocidin ndaj popullit shqiptar të Kosovës, prej të cilit u trondit dhe u fut në luftë bota e qytetëruar.

Por kjo retorikë duket sikur është shkëputur edhe nga tekstet e propagandës ruse, e cila i parapriu agresionit ndaj Ukrainës dhe krimeve monstruoze që vijojnë të ndodhin përditë kundër popullit të saj.

Është me shumë rëndësi që kjo retorikë e rrezikshme, që synon përshkallëzim në mënyrë të sinkronizuar si në Kosovë, ashtu dhe në Bosnjë, të vlerësohet me seriozitet nga autoritetet përgjegjëse të vendeve të rajonit, ato të NATO-s dhe vendet e tjera të BE.

Ndërkohë, Shqipëria si vend i kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga çdo destabilizim i rajonit, do të duhet që të ushtrojë përgjegjësitë e saj në NATO për të denoncuar këto tentativa aventuriere dhe të rrezikshme të Serbisë për të krijuar vatra të reja konflikti në rajon. Samiti i ardhshëm i NATO-s që mbahet në Vilnius javën e ardhshme është një moment shumë i rëndësishëm në të cilin Shqipëria mund dhe duhet të ndajë me aleatët vlerësimet e saj për gjendjen si dhe propozimet përkatëse për masat që Aleanca duhet të marrë për frenimin e përshkallëzimit të konfliktit në Ballkan që po nxitet keqas nga Serbia.

Nga një zyrtar i lartë i BE-së dëgjova para disa ditësh një tezë të shpëlarë, sa naive aq dhe të rrezikshme, e cila është ngjizur prej vitesh në disa qarqe europiane. Sipas tij, një Rusi e dobët (apo edhe një Putin i dobët) janë më të rrezikshëm se Rusia apo Putini i fortë. Në vijim të këtij argumenti qesharak, prej kohësh është ushqyer edhe një qasje inferiore ndaj Rusisë dhe Putinit, prej së cilës ai është inkurajuar në disa agresione brutale që ka kryer gjatë sundimit të tij.

E kundërta është e vërtetë: sa më shumë të dobësohen diktatorët, aq më shumë reduktohet edhe rreziku që ata paraqesin për botën demokratike.

Mbetet vetëm për të shpresuar që politika perëndimore do t’i ruhet kurthit tinëzar që paraqet bestytnia absurde, se diktatorët e fortë janë më të parrezikshëm se sa të dobëtit.

Kjo duhet të vlejë edhe për rastin e Vuçiç.

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Plagosen 5 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Lajmi tjetër

Çfarë dëshiron Kina?

Të ngjajshme

LAJME

Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

9 Janar, 2025
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
OP/ED

Blakaj: Harris dhe Trump, protagonistët e tragjikomedisë botërore

8 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM