Për shkak të “situatës komplekse të sigurisë” në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka anuluar vizitën e tij në Qarkun e Banatit Jugor, transmeton Danas, përcjell Fol Drejt.
Siç thuhet në njoftimin e kabinetit të Presidentit të Serbisë, Vuçiq gjatë ditës do të zhvillojë disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë.
Për këtë ai sot do të marrë pjesë vetëm në mbledhjen e madhe publike në Pançevë, e cila është caktuar për në ora 18:00”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimeve të mëhershme, Vuçiq ishte paraparë sot të vizitojë Bela Crkvën, Vërshacin, Alibunarin, Debeljaçën dhe Barandën dhe ditën ta përfundojë në Pançevë, ku është paraparë t’i drejtohet qytetarëve.
E në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së veriut, sot në ora 11:00 është njoftuar se kryetari i sapozgjedhur i asaj komune, Erden Atiq, do të bëjë betimin zyrtar në një seancë ceremoniale. /FolDrejt/