Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po u kërkohet njohja reciproke në raport me Kosovën, por për të cilën këta nuk janë të interesuar.
“Rekomandimet e Parlamentit Evropian thonë se ne duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por ata e fshehën. Ata po kërkojnë nga ne njohje reciproke”, ka thënë Vuçiq.
“Ne nuk jemi të interesuar për njohje reciproke”, ka shtuar tutje pas takimit me anëtarin serb të Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Cvijanoviq dhe presidentin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, të cilët i njoftoi për bisedimet në Bruksel dhe gjendjen në Kosovë./FolDrejt/