Vuçiq tha se për krizën në veri të Kosovës do të marr vendime në përputhje me interesat e popullit të tij.
“Është më mirë të flasësh një mijë ditë sesa të luftosh një ditë”, tha Vuçiq në një intervistë nga Azerbajxhani për televizionin Pink.
Ai deklaroi se “disa mendojnë se është momenti i duhur për t’i bërë presion të plotë Serbisë, sepse nuk u pëlqen situata në Ukrainë, duke thënë se është absolutisht e sigurt që “pala që ata mbështesin” do të fitojë me aq lehtësi siç dukej dy ose tre muaj më parë”.
Presidenti i Serbisë tha se besimi i Serbisë në Perëndim nuk ekziston më, pas deklaratës së ish-kancelares gjermane Angela Merkel se Marrëveshjet e Minskut janë bërë vetëm për të blerë kohë për Kievin.
Kujtojmë se ditëve të fundit deklaratat propagandistike të krerëve të Serbise janë shtuar duke filluar nga presidenti Vuçiq, kryeministrja Ana Brnabiq e udhëheqësit e tjerë./FolDrejt/