Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot në një bisedë telefonike me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë se Serbia sillet seriozisht dhe me përgjegjësi, por se forcat speciale të Policisë së Kosovës arrestojnë pjesëtarët e popullit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare çdo ditë dhe kërkoi lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar.
Vuçiq theksoi se dorëheqjet dhe tërheqja e menjëhershme e kryetarëve nga ndërtesat në katër komuna në veri të Kosovës, si dhe e forcave speciale të policisë së Kosovës, janë me rëndësi kyçe për qetësimin e tensioneve.
Blinken insistoi në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe e mbështeti plotësisht planin evropian për deeskalim, përcjell Fol Drejt.