Prej disa muajsh presidenti serb Aleksandër Vuciq ndodhet në vështirësi për ruajtjen e pushtetit, për shkak të protestave masive opozitare. Por tashmë ndaj tij vijnë ndihma nga jashtë. Në Beograd udhëtoi ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto, si dhe presidenti i Republika Srpska Milorad Dodik, për të mbështetur njeriun e fuqishëm të Serbisë.
Të premten Vuciq organizoi një protestë masive për ti treguar opozitës se ai akoma gëzon mbështetjen më të madhe në Serbi, duke thirrur simpatizantët nga gjithë Serbia dhe jashtë saj – bile edhe nga Kosova dhe Austria, shkruan DER STANDARD.
S’ka dialog me tarifë
Protesta nuk kishte si të përfundonte pa përmendjen e Kosovës. Vuciq tha se nuk dëshironte luftë, por edhe nuk do fillonte dialogun pa heqjen e taksës 100 përqind për mallrat serbë.
“Në fakt Vuciq gëzon popullaritet. Sipas anketave partia e tij mbështetet nga 55 përqind e serbëve, por ai ka edhe kundërshtarë,” përcjell foldrejt.com. Si çdo të shtunë, një ditë pas demonstrimit të forcës së Vuciq, opozita përsëri u mblodh për të kërkuar më shumë liri të mediave dhe demokraci në Beograd.
Humor me Vulin
Në Serbi ka filluar një humor me ministrin e mbrojtjes Aleksandër Vulin, i cili para disa ditësh tha se do fillonte grevën e urisë me disa deputetë tjerë, “si pasojë e dhunës së protestuesve.”
Për të mos përfunduar këtu, Vulin shtoi më pas se do shtynte grevën, “pasi kishte folur me Vuciq”./Foldrejt.com