Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thënë se ai i ka propozuar qeverisë sot në mëngjes, rikthimin e dënimit me vdekje, por që kjo nuk është mirëpritur, shkruan Fol Drejt.
Ai këtë e deklaroi në konferencën e sotme për media pas të shtënave në afërsi të Mlladenovcit.
“Sot në mëngjes i sugjerova kryeministres që ta kthejmë dënimin me vdekje. Por qeveria është kundër, sepse bashkë me Bjellorusnë, do të ishim të vetmit në Evropë” – citohet të ketë thënë Vuçiq.
Vuçiq deklaroi se dikur ishte kundër dënimit me vdekje dhe i vjen keq për një qëndrim të tillë./FolDrejt/