Është bërë e ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka ftuar Zoran Vlatkoviq, ambasador i Serbisë në Lubjanë, për intervistë, raporton Fol Drejt.
Krejt kjo në shenjë proteste për deklaratën që dha presidenti serb Aleksandar Vuçiq para pak ditësh në një konferencë në Beograd, pas takimit me presidentin slloven Borut Pahor.
Sipas N1, Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë tha se është befasuar nga deklaratat e Vuçiqit dhe se ka njoftuar edhe një herë autoritetet e Beogradit për qëndrimin e saj ndaj Kosovës.
Vuçiqi gjatë konferencës pyeti gazetarët se si t’ia shpjegojë kombit të tij se Serbia po i vë sanksione Rusisë, e jo Sllovenisë.
“Rusia nuk e ka shkelur integritetin territorial të Serbisë, por Sllovenia e ka shkelur. Dhe ne shohim se kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, tha Vuçiq.
Për më shumë ai shtoi se Sllovenia e ka njohur Kosovën që nga këndvështrimi i Serbisë është shkelje e ligjit ndërkombëtar, Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Këto deklarata duket që kanë zgjuar reagime te pala sllovene, e cila i ka çuar sinjale Beogradit zyrtar, se qëndrimet e tyre ndaj Kosovës, përveç që janë të njohura, ato nuk do të ndryshojnë./FolDrejt/