Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot në telefon me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen për situatën në Kosovë, veçanërisht për pjesën veriore.
Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se e ka njoftuar Presidentin e KE-së për qëndrimet e serbëve në veri të Kosovës dhe kërkesat për respektimin e të drejtave të tyre, të cilat siç pretendon Vuçiq kërcënohen çdo ditë.
“Presidentja Von der Leyen shprehu shqetësimin për situatën aktuale dhe më kërkoi të bëj gjithçka për të de-përshkallëzuar”, shtoi Vuçiq./FolDrejt/