Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se qeveria serbe do të bëjë përjashtim për eksportimin e 30 mijë tonë grurë për Shqipërinë dhe një sasi të vogël misri.
“Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje. Me atë korrje që kemi mund të ofrojmë për rajonin tonë dhe më gjerë. Rusia dhe Ukraina janë prodhuesit e dytë dhe katërt të grurit në botë.
Ne do të ndihmojmë tregtarët, çmimi është i mirë. Ai është i qëndrueshëm për disa ditë dhe pastaj fillon të rritet përsëri”, është shprehur Vuçiq një natë më parë në Radio Televizionin e Vojvodinës, transmeton Fol Drejt.
Vuçiç po ashtu deklaroi se po zhvillon bisedime me partnerët nga Lindja e Mesme për mundësinë e importimit të naftës nga Serbia dhe për dërgimin e saj nga Porti i Durrësit.
“Tashmë po flas me miqtë nga Lindja e Mesme për importimin e naftës prej tyre dhe po shikojmë mënyra për ta sjellë në vendin tonë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është nga Durrësi. Tani të shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi”, deklaroi ai./FolDrejt/