Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot do të presë në takim delegacionin ekonomik të SHBA-ve.
Në këtë delegacion pritet të jenë të pranishme 25 kompani, ndër ta edhe misioni i parë ekonomik i qeverisë amerikane në rajon pas më shumë se 20 vitesh, bëhet e ditur nga Shërbimi për Bashkëpunim me Media i Presidentit të Serbisë.
Pjesë e këtij takimi pritet të jetë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq./FolDrejt/