Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sonte ka pritur në Beograd emisarin amerikan, Gabriel Escobar, dhe atë BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, me të cilët diskutoi për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Në takimin trepalësh, të tre zyrtarët diskutuan tema kyçe të rëndësishme për të ardhmen e qëndrueshme dhe stabilitetin e rajonit, si dhe përparimin ekonomik të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor, shkruan Tanjug, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu, Vuçiq ka falënderuar Escobarin dhe Lajçakun për angazhimin e tyre personal për të vazhduar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duke thënë se Serbia respekton përpjekjet e tyre për stabilizimin e rajonit dhe se të dy zyrtarët japin një kontribut të madh me “qasjen e tyre pragmatike dhe angazhimin për të siguruar një atmosferë neutraliteti në procesin e dialogut”.