Fol Drejt
E hënë, 19 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Vuçiq e lidhë çështjen e Kosovës me atë të Ukrainës

3 vjet më parë
in KRYESORE, RAJON
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se Qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut dhe se do t’i fillojë konsultimet me partitë politike pas formimit të përbërjes së re të Kuvendit.

“Ne duhet të merremi me sanksione dhe çudi të reja, në të cilat mund të dëmtohemi përsëri, kështu që ne do t’u kërkojmë partnerëve tanë evropianë të na ndihmojnë”, tha Vuçiq, më 31 maj, pasi bëri betimin për një mandat të ri pesëvjeçar si president.

Vuçiq tha se nga Qeveria e re pret rrugën evropiane dhe se kësaj rruge do t’i përkushtohet si president.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet”, tha Vuçiq.

Kosova në betimin dhe praktikën presidenciale të Vuçiqit

Vuçiq bëri betimin për mandatin e dytë pesëvjeçar në një seancë solemne të Kuvendit të Serbisë, para deputetëve, anëtarëve të qeverisë, gjyqësorit, ushtrisë, policisë, bashkësive fetare dhe 75 përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Në seancë mori pjesë edhe kryetarja e entitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Republikës Sërpska, Zheljka Cvijanoviq, dhe anëtari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik.

Para se të bënte betimin, iu drejtua mbështetësve:

“Do të ruaj paqen, stabilitetin, vendin tonë dhe Kosovën”, u tha Vuçiq mbështetësve të tij para Kuvendit të Serbisë, para se të bënte betimin.

“Në kushtet e krizës së madhe botërore do të përpiqemi që të mos e lëndojmë askënd duke e mbrojtur vendin tonë”, u tha Vuçiq qytetarëve të mbledhur.

Qindra mbështetës të tij u mblodhën para ndërtesës së parlamentit dhe Vuçiq “në mënyrë të veçantë falënderoi ata që erdhën nga Kosova”. Qytetarët e mbledhur ndoqën betimin përmes video-pamjeve, ndërsa rreth ndërtesës së Kuvendit kishte masa të forta sigurie.

Vuçiq bëri betimin para përbërjes së vjetër të Parlamentit

Ky është mandati i dytë presidencial i Vuçiqit, aq sa më së shumti lejohet sipas ligjeve në Serbi.

Më 3 prill, në Serbi u mbajtën zgjedhje të rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, si dhe zgjedhje për disa qytete.

Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale në rundin e parë dhe rezultatet e atyre zgjedhjeve janë përfundimtare.

Komisioni i Zgjedhjeve i Serbisë konfirmon fitoren e listës së Vuçiqit

Teksti i betimit, të cilin e bëri Vuçiq, është i definuar me Kushtetutën e Serbisë të vitit 2006, e cila thotë:

“Betohem se të gjitha fuqitë e mia do t’i përkushtojë për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë integrale të saj, si dhe për realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe prosperitetit të të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe se do t’i kryej me ndërgjegje dhe përgjegjësi të gjitha detyrat e mia”.

Vuçiq, i cili është lider i Partisë Progresive Serbe në pushtet, ka bërë betimin para përbërjes së Parlamentit të vjetër, sepse i riu ende nuk është formuar për shkak se rezultatet e zgjedhjeve për deputetë nuk janë përfundimtare.

Shpalljen e rezultateve përfundimtare në këto zgjedhje po e pengon rivotimi në një vendvotim në Serbinë jugore.

Sipas Ligjit për Presidentin e Serbisë, nëse Kuvendit i ndërpritet mandati, ai mblidhet në mënyrë që presidenti të bëjë betimin para tij.

Betimi në hijen e luftës në Ukrainë

Vuçiq e ka bërë betimin në momentin kur Serbia, e cila aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia lavdëron Serbinë për refuzim të sanksioneve

Serbia, e cila tradicionalisht ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Rusinë, është kryesisht e varur nga gazi rus. Ai llogarit edhe në mbështetjen e Rusisë në bllokimin e anëtarësimit të ish-krahinës, Kosovës, në institucionet ndërkombëtare.

Serbia është kritikuar në deklaratat e zyrtarëve perëndimorë për lidhjet e saj të ngushta me Rusinë dhe BE-ja, raportet e saj të progresit, po kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së.

Një ditë para ceremonisë së betimit, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shpresën se Serbia do t’i bashkohet vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, pas formimit të qeverisë së re.

Tags: KosovaUkrainaVuçiq
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Video/ Bayraktar – droni që po i thyen të gjitha parashikimet, çfarë dimë deri më tani rreth tij?

Lajmi tjetër

Video/ Luftime epike në Ukrainë: Ushtari rus arrin t’ua kthej granatat e pashpërthyera, ushtarëve rusë

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KRYESORE

Flamuri i shpresës

25 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM