Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas marrëveshjes që është arritur me Kosovën, për çështjen e dokumenteve.
Vuçiq theksoi sot se fakti që shqiptarët insistojnë në marrëveshjen e vitit 2011 dhe refuzojnë marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 thotë gjithçka, sipas tij.
“I pyetur për të komentuar postimin e Vuk Jeremiqit në Tëitter se ndryshimi i vetëm në krahasim me situatën e mëparshme është se Serbia do të fillojë të njohë dokumentet e të ashtuquajturës “Kosovë”, gjë që nuk ishte rasti deri më tani, Vuçiq tha se nuk mund të komentoni për një njeri që i shkaktoi një dhimbje koke të tillë vendit të tij në vitin 2010 (duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë) dhe gjatë trazirave të vitit 2008”, ka shkruar Tanjug.