Aleksandër Vuçiq, ka folur për përforcimet e ushtrisë së Serbisë.
Ai ka bërë të ditur se ka biseduar me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për blerjen e dronëve “Bajraktar”, shkruan B92, transmeton Klankosova.tv.
“Ne do të duhet të forcojmë njësitë tona të helikopterëve, si dhe dronët. Unë kam biseduar tashmë me Presidentin Erdogan për të blerë dronët “Bajraktar” nga Turqia”, ka thënë Vuçiq teksa bëri të ditura edhe investime të tjera.
Por, me gjithë investimet në ushtri, Vuçiq siguroi se nuk kanë synim që ta kërcënojnë askënd.
“Për ne është e rëndësishme që Serbia të forcohet. Ne nuk synojmë ta kërcënojmë askënd”, tha ai.