Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, ka folur sot për sistemin anti-tank Javelin që Uashingtoni pritet t’ia shesë Kosovës.
Ai ka thënë se është “duke menduar rreth fillimit të një hetimi për të gjitha ata që po e armatosin Prishtinën”, meqë sipas tij, “po e bëjnë ilegalisht”, shkruan KosSev,.
Sipas ish-ministrit të Sllobodan Millosheviqit, armatosja e Ushtrisë së Kosovës po bëhet “në kundërshtim me Rezolutën 1244”.
“Po mendoj se si të nis një hetim për të gjithë ata që armatosin Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe të gjithë të tjerët që i armatosin – në kundërshtim me Rezolutën 1244. Kush e shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara, si e shkelën dhe si guxuan të shkelin Kartën e OKB-së dhe gjithçka që duhet të bëjnë dhe mendojnë se kurrë nuk do të mbajnë përgjegjësi për të”, ka thënë Vuçiq.