Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se në Kishinjev të Moldavisë ka biseduar edhe për situatën në Kosovë me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë të ndalojnë dhunën dhe t’i kthehen dialogut”, tha Vuçiq.
Ai ka përsëritur se Serbia është kundër lëvizjeve të njëanshme dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim themelor nga Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më shumë se 10 vjet më parë. /REL/