Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se ambasadori gjerman Jörn Rohde “është i njohur për pikëpamjet e tij antiserbe dhe se ai ndërhyn në çdo gjë, duke filluar nga ajo se çfarë lloj fasule do të hahet në Mitrovicën e Veriut”.
“Deklarata e tij është e rrezikshme, është një kërcënim për popullin serb”, tha Aleksandar Vuçiq për TV Pink, duke iu referuar deklaratës së ambasadorit gjerman se barrikadat duhet të hiqen deri në Krishtlindje.
Ai e përmendi edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për të cilin po ashtu tha se është kërcënim.
“Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan”, ka thënë Vuçiq dhe ka shtuar se “gjithmonë e ka ditur se dikush po e shtyn Kurtin në disbalancën e tij”.
Ai tha se ushtria serbe është dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë më e fortë se dhjetë vjet më parë dhe se në Baku do të diskutohet për bashkëpunimin ushtarak.
“Sigurisht që na duhet një ushtri e fortë, përndryshe do të na gëlltitnin si mace e mi”, theksoi Vuçiq.
Siç tha ai, marrëdhëniet me Turqinë do të ndikohen nga fakti se po armatosin Kosovën, duke iu referuar dronëve./FolDrejt/