Kosova të hënën kaloi me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Shumica e vendeve në Këshillin e Evropës e mbështetën Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit, që pritet këtë vit.
Megjithatë, ka pasur edhe surpriza gjatë vetë votimit. Për Kosovën ishte Hungaria, shteti që e njohu këtë shtet dhe që është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Hungarezët votuan kundër vendosjes së pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në rend dite.
Ajo që ndikoi në votën e Hungarisë kundër Kosovës ishte marrëdhënia shumë e ngushtë mes kryeministrit të këtij vendi, Viktor Orban dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilët në opinion njihen si dashamirës të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Vendi tjetër që votoi kundër është Spanja, e cila është shtëpia e kreut të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, i cili është edhe ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi.
Siç duket, takimet e fundit të Borrellit në Ohër dhe Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk kanë ndikuar aspak në qëndrimin e Spanjës.
Por surpriza e madhe është Greqia dhe Sllovakia, anëtarë të BE-së ndaj të cilëve Serbia priste të ishte kundër. Këto vende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, por kësaj radhe vendosën të jenë të përmbajtur. Besohet se është rezultat i politikës së afrimit të kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm grek Stavros Lambrinidis.
Po ashtu, Ukraina dhe Moldavia, dy shtete që nuk e njohin Kosovën, u frenuan, ndërsa autoritetet serbe u zemëruan veçanërisht nga vetëpërmbajtja e Bosnjë-Hercegovinës, për të cilën reagoi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Faza tjetër e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës do të jetë në qershor të këtij viti, shkruan Klix, transmeton Fol Drejt.