Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se pas bisedës së mbrëmshme me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Athinë, mund të konfirmojë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Greqisë për Kosovën, shkruan Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Presidenti i Serbisë tha se midis Serbisë dhe Greqisë ekziston një miqësi shekullore dhe se beson se do të mund ta vazhdojmë atë.
“Sot do të zhvilloj një bisedë me miqtë tanë grekë dhe shpresoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin. Mbrëmë pata një bisedë të shkurtër me ministrin e Jashtëm dhe shumë zyrtarë të tjerë grekë. Besoj se sot do të kemi një bisedë të mirë. me Kyriakos Mitsotakis, po ashtu më tha mbrëmë, mund t’ju konfirmoj menjëherë se nuk do të ketë ndryshim në qëndrimin e Greqisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Vuçiq.