Presidenti serb Aleksandër Vuçiq i kërkoi Rusisë të ndalojë rekrutimin e mercenarëve në Serbi për luftën në Ukrainë, shkruan The Kyiv Independent, përcjell Fol Drejt.
Vuçiç kritikoi faqet e internetit ruse dhe grupet e mediave sociale që publikojnë reklama rekrutimi nga grupacioni mercenar rus Wagner Group, i cili është mbështetur nga Rusia, një ushtri private prej dhjetëra mijëra mercenarë e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës.
Legjislativi serb i ndalon qytetarët e tij të marrin pjesë në konflikte të huaja.
“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?” tha Vuçiq në televizionin serb më 17 janar.
Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës, një organizatë e operuar nga Forcat Speciale të Ukrainës, deklaroi se Rusia merr pjesën më të madhe të mercenarëve të saj nga Ballkani. Një rekrutues kyç është snajperi serb Deyan Berich, i cili ka luftuar për Rusinë që nga viti 2014. /FolDrejt/